VLORE - Mjaft zona në qytetin bregdetar të Vlorës furnizohen me ujë të pijshëm, i cili nuk është i këshillueshëm për konsum sipas shefi të higjienës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në këtë qytet, Hasan Cufe. Ai pohon se shkak për këtë situatë është bërë dëmtimi i rrjetit të ujësjellësit. 

Shefi i higjienës duke u ndalur konkretisht tek zonat më problematike, shton se edhe ndërtimet e reja dhe rikonstruksionet e rrugëve kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrjetin ujësjellësit.

Rrjeti i tubacioneve të ujit në qytetin e Vlorës është ndërtuar në vitin 1960 dhe që prej atij viti nuk ka njohur një rikonstruksion të plotë.

Redaksia Online
(o.b/Shqiptarja.com)