Mariglen Memaj nga të dhënat e parë dyshohet se ka qenë i hetuar për trafik droge në Itali më parë, ndërsa kishte një muaj që ishte rikthyer nga vendi fqinj. Memaj dhe Shenaj njiheshin me njëri tjetrin, ndërsa dyshohet se kishin një konflikt të vjetër. Memaj ka qenë duke pirë kafe në lokal kur është qëlluar nga Shenaj i cili kishte vetëm tre ditë që ishte kthyer nga Franca ku kishte qenë dënuar për vjedhje, ndërsa dyshohet se ka qene me probleme mendore.
Grupi hetimor ka marrë në pyetje dëshmitarët që kanë qenë në lokal në momentin që Memaj dhe Shenaj janë zënë dhe nga konflikti verbal përfunduan në përplasje fizike dhe përdorimin e armës. Trupat e dy viktimave janë dërguar në morgun e spitalit rajonal të Vlorës.
Mariglen Memaj

d.b/shqiptarja.com

VIDEO










