Vlorë, shkaktuan përmbytjet 
shemben ndërtimet mbi kolektorë

Vlorë, shkaktuan përmbytjet <br />shemben ndërtimet mbi kolektorë
Bashkia e Vlorës ka nisur sot një aksion për prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje të cilat ishin bërë shkak për përmbytjen e disa banesave, gjatë reshjeve të fundit.

Edhe pse ka kaluar një muaj nga përmbytjet në qytetin e Vlorës, të cilat sollën jo pak dëme si ne banesa ashtu dhe në bisnese, bashkia e Vlorës nisi punën për hapjen e kanaleve të cilat prej vitesh ishin te bllokuara si dhe te zëna nga ndërimet pa leje dhe pa kriter.

vlore prishja ndertimeve

vlore prishja ndertimeve

Mjetet e bashkisë se Vlorës kanë vijuar punën për hapjen e kanaleve në zonën e kodrave të qytetit, aty ku kalon dhe kanali i ujrave të larta.

vlore prishja ndertimeve

vlore prishja ndertimeve

Në këtë kanal i cili kishte me shume se 30 vite pa pastruar, bashkia e Vlorës ka prishur dhe disa objekte të cilat ishin ndërtuar mbi këtë kanal, gjë që ka sjellë dhe përmbytjet në Vlorë.

Kreu i bashkisë së Vlorës Dritan Leli është shprehur se përveç pastrimit dhe prishjes së objekteve pa leje e me leje mbi këto zona, po pastrohen dhe rezervuaret ujëmbledhës.

vlore prishja ndertimeve leli
          

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot