Një person ka mbetur i plagosur në Kuç të Vlorës si pasojë e një shkëmbimi me armë zjarri.
 
Vangjel Danina është transportuar në spitalin rajon të Gjirokastrës, ndërsa nuk ka pranuar që të japë asnjë shpjegim se si ka ndodhur ngjarja.
 
I plagosuri Vangjel Danina po ruhet nga policët në spital, ndërsa sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën nga plagët që ka marrë nga plumbat.
 
Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se Vangjel Danina mund të ketë mbetur i plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri teksa ka qenë duke ruajtur ndonjë parcelë me kanabis në malësinë e Kuçit.
 
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.


d.b/Shqiptarja.com