VLORË - Rreth 5200 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar ditën e sotme në Vlorë dhe në Shkodër. Në qytetin bregdetar policia ka zbuluar 1730 të kultivuara në 9 parcela ndërsa në qytetin verior janë zbuluar 3468 rrënjë kanabis të kultivuara në 19 parcela.
Janë 1730 rrënjë të bimës narkotike kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Vlorës në fshatrat Kuç dhe Penkovë. Lënda narkotike ishte mbjellë në 9 parcela në një terren të thyer malor në brendësi të këtyre fshatrave. Sasia e kanabisit u asgjësua me anë të djegies, ndërsa ende nuk ka asnjë të ndaluar për këto parcela.
Forcat e policisë së Shkodrës kanë asgjësuar ditën e sotme 3468 rrënjë kanabis sativa, të mbjella në 19 parcela tokë pa pronar.
3006 rrënjë kanabisi janë asgjësuar në fshatin "Benë", në Komunën Shllak, ku u zbuluan në 16 parcela të mbjella. Ndërkohë që 297 rrënjë kanabisi të sekuestruara pranë vendit "Mali Prroi i Poligonit", ka janë gjetur të mbjella në dy parcela dhe 165 rrënjë të tjera të mbjella në një parcelë pranë vendit të quajtur, "Pylli Nderluma", Komuna Iballë Pukë.
Në të njëjtin njoftim, policia e Shkodrës bën të ditur edhe arrestimin e një 57-vjeçarit Mark Maçi banues në Fshatin Ças, Komuna Velipojë, pasi akuzohet për veprën penale "Kultivim të bimëve narkotike". Sipas policisë, Maçi ka qenë më parë i shpallur në kërkim nga policia për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com