VLORE - Banorët e lagjes “Kushtrimi” në Vlorë vijuan protesat për shpronësimet e banesave të tyre për ndërtimin e autostradës Trans-Ballkanike.
Gjatë ditës së sotme banorët janë takuar edhe me deputetin e LSI për Vlorën, Shkëlqim Selami i cili u ka thënë se ndodhet mes tyre në emër të Kryeminsitrit pasi ka disktuar më parë me të këtë çështje në Kuvendin e Shqipërsië.
Sipas tij çdo banor të cilit i preket banesa do të shpronësohet, por gjithashtu do të rishikohen edhe të gjitha lejet e legalizimeve dhe hipotekave. Mbi të gjitha deputeti Selami u ka premtuar banorëve se askush prej tyre nuk do të dalë në rrugë.
"Kryeministri ishte shumë pak në dijeni të këtij problemi sepse problemet këtu nuk kanë ardhur tek Kryeministri. Nuk duam të lëmë asnjë njeri përjashtë. Nuk ka shanse asnjë prej banorëve të rrijë përjashtë, do të gjejmë një zgjidhje." tha Selami
Ai garantoi se banorët do të sistemohen në shtëpi me qira për një apo dy vite dhe ata që kanë çertifikata pronësie do të vlerësohen për banesën që do shembet.
"Që ti zotëri do të jesh 1 apo 2 vjet me qira këtu dhe shteti të paguan qiranë dhe do të futet në projektbuxhetin e këtij viti nga pushteti qendror lekët të gjithë dhe secili do të marrë shtëpi pa lekë." tha ai
Më pas përfaqësuesit e rreth 130 familjeve që dolën në protestë bllokuan për disa minuta një nga segmentet rrugore të qytetit. Ka qënë policia e Vlorës e cila ka shpërndarë
protestuesit.
Dje një përfaqësi e protestuesve janë takuar edhe me kreun e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika i cili u premtoi se do ta ngrinte çështjen e tyre në instancat më të larta.
/Shqiptarja.com