Vlorë, sulmi me kallashnikov ndaj Inez Hajrulla, gjykata liron dy të arrestuarit

Vlorë, sulmi me kallashnikov ndaj Inez Hajrulla, gjykata liron dy të arrestuarit

Momenti i atentatit

VLORË- Gjykata e Vlorës, ka vendosur të lirojë dy nga personat e arrestuar për ngjarjen e 10 majit 2019 të ndodhur në këtë qytet, ku Ines Hajrulla dhe disa shokë të tij, u tentuar të ekzekutohen me armë.

Dy të arrestuarit që kanë lënë qelinë janë Dejvison Serjani një menaxher klabi në Tiranë dhe Ardjan Ahmeti. Prej gati 8 muaj Serjani dhe Ahmeti kanë qëndruar të izoluar në burg, ndërkohë në datën 2 qershor 2020 gjykata e Vlorës, ka vendosur ti zbusë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”.

Ky vendim tashmë është apeluar nga prokuroria e Vlorës, duke kërkuar në Apel rikthimin në qeli të dy emrave, Dejvison Serjani dhe Ardjan Ahmeti. Momentalisht në burg për atentatin e Inez Hajrulla, janë 5 persona. Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë ngjarje kanë marë pjesë nëntë persona. Sipas hetimit ata janë Fatmir Hyseni, “Doqia”, Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit “Çipurit”, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.

Në dosjen hetimore thuhet se:”…Fatmir Hyseni, Gentian Dauti dhe Igli Memaj, veprojnë në disa qytete si vrasës me pagesë. Hyseni ndodhet në kërkim ndërsa Igli Memaj ndodhej në një burg në Itali, ku po vuan një dënim tjetër. Menjëherë pas vuajtjes së dënimit Memaj do ekstradohet në Shqipëri, ku dhe do përballet me akuzat e ngritura nga prokuroria.

Inez Hajrulla

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës