Vlorë/ Sherr për tokën në plazh, 42-vjeçari qëllon 3 herë me armë drejt një personi, shpallet në kërkim

VLORË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mesditë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është qëlluar tre herë në drejtim të një personi. Ndërkaq, është bërë shpallja në kërkim e autorit të ngjarjes nga forcat e Policisë. Personi që ka shtënë është identifikuar si Luçio Rroko, 42 vjeç.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt të çastit, ku 42-vjeçari është konfliktuar me një familje për një sipërfaqe në plazh. Ky konflikt ka agravuar deri në atë pikë sa 42-vjeçari ka shtënë 3 herë në drejtim të një personi me të cilin u zhvillua edhe konflikti.

Pas të shtënave me armë zjarri, Luçio Rroko është larguar me shpejtësi me një motor në drejtim të Pyllit të Sodës. Pas kontollit që është ushtruar në zonë, policia ka gjetur tre gëzhoja plumbi dhe ka dalë në përfundimin se Rroko ka qëlluar me pistoletë 9 mm. Por, pistoletë nuk është gjetur në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i plagosur, por kjo ngjarje ka shkaktuar shumë panik tek pushuesit e zonës. Kanë qenë pushuesit të cilët kanë raportuar në Polici për të shtënat me armë. Policia po punon për arrestimin e autorit ndërsa po merret në pyetje edhe pala tjetër që u përfshi në konflikt.

1626949473_VLORA3.jpg

Shenjat e plumbave

1626950788_Screenshot1.jpg

Policia 

 

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se do të zbatohet kodi etik nga ministrat e kabinetit Rama 3?

Komento

Komente

  • origjinal: 22/07/2021 17:34

    ky rroko lucio esht den baba den shqiptar e nga zverneci dhe prandaj ka mar guxim qe ka qelluar se origjinalet nuk durojne shum....druuuu me preeee

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Pakti ‘Aukus’ i 3 fuqive më të mëdha globale nuk mirëpritet në botë dhe as në opinion publik