Policia e Vlorës ka mundur të arrestojë në flagrancë një person, i cili ishte në tentativë e sipër për të vjedhur banesat e një pallati në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë.
Shtetasi Mikel Nikramaj, 36-vjeçari banor i Vlorës, është vënë nën pranga pasi i është ushtruar një kontroll fizik, teksa forcat e policisë i kanë gjetur të fshehur nën rrobat e trupit një thikë, e sekuestruar më pas në cilësinë e armës së ftohtë.
Dyshohet se mjetin prerës, autori e përdorte për të hapur dyert e banesave, me qëllim vjedhjen e tyre.
Ai akuzohet për “tentativë vjedhjeje” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com