Vlorë,Tepelenë,Bulqizë,asgjësohen
17138 bimë kanabis,kërkim kultivuesit

12838 rrënjë kanabis sativa janë gjetur dhe asgjësuar në Vlorë, Tepelenë dhe Bulqizë. Policia e qytetit bregdetar të Vlorës ka gjetur dhe asgjësuar sot 12 parcela të kultivuara me lëndë narkotike kanabis sativa ku përmes djegies janë asgjësuar rreth 1527 rrënjë bimë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Bimët ishin kultivuar në fshatrat Peshkëpi dhe Kaninë të Vlorës, të cilat ishin të kultivuara në mesin e pyjeve dhe anës lumenjve të këtyre fshatrave.

Ndërsa në Gjirokastër nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur "Përroi i Shkozës së Vadhez" , Krahës 2 ,Memaliaj , u konstatuan dhe u asgjësuan në 35 parcela 13600bimë të dyshuara Cannabis Sattiva. 

Gjithashtu  në Bulqizë pas sinjalizimit të ardhur përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital”  uniformat blu kanë shpallur në kërkim dy persona.

Sipas policisë, bimët ishin të kultivuara në dy parcela të hapura rishtas në një zonë të thepisur dhe të pyllëzuar në territorin e fshatit Peshk, Krastë të njësisë Administrative Martanesh

Në këtë kuadër, në vijim  të kontrollit të përditshëm të territorit, si dhe bazuar në një informacion të raportuar në Portalin Komisariati Dixhital dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, u bë e mundur goditja e një tjetër rasti të kultivimit të bimëve narkotike dhe konkretisht: Në  vendin e quajtur Xixell të fshatit Peshk,Krastë, në një vend shumë të thepisur dhe të rrethuar me pemë  dushku janë konstatuar dy parcela afër me njëra- tjetrën të kultivuara me bimë narkotike.

Nga kqyrja e bërë nga grupi hetimor rezultoi se në këto parcela ishin të kultivuara 2.011 rrënjë bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa disa bimë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe hetimore  u bë shpallja në kërkim e dy autorëve të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në dy parcelat  dhe konkretisht N.G,39 vjeç dhe  G.P 30 vjeç, banues në fshatin Peshkë të njësisë Administrative Martanesh Bulqizë.
 
droge ne bulqize

droge ne bulqize

droge ne bulqize

droge ne bulqize

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Turpërimi në Superkupë, Pique dhe Iniesta provokojnë Realin me 'manita'! Ancelotti: Në finale s'luajtëm futboll

Turpërimi në Superkupë, Pique dhe Iniesta provokojnë Realin me 'manita'! Ancelotti: Në finale s'luajtëm futboll