VLORË - Prej 24 katër vitesh janë pagues të rregullt të taksave, por sërish nuk janë bërë investimi për t’u ardhur në ndihmë në aktivitetin e tyre.
 
Tregtarët e fruta perimeve në tregu ne lirë të qytetit të Vlorës detyrohen që produktet e tyre ti tregtojnë në ambiente ku nuk plotësohen kushtet higjeno-sanitare.
 
Pamjet e fokusuara nga kamera e televizonit A1 Report nuk kanë nevojë për shumë koment, teksa tregojnë qartë për gjendjen në këtë treg.
 
Tregtarët të pozicionuar në afërsi të qendrës së qytetit i pranojnë problematikat, e teksa i rendisin ato, shigjetojnë edhe bashkinë si fajtore për këtë situatë.
 
Ndërkohë nga bashkia e qytetit të Vlorës askush nuk jep përgjigje për këtë gjendje të tregut.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)