VLORË - Përplasja e dy makinave gjatë natës së djeshme në aksin rrugor Levan-Vlorë, çoi në sherr të armatosur ku mbeti i plagosur një person. Policia e Vlorës ka zbardhur aksidentin duke dhënë emrat e të përfshirëve në aksident si dhe dinamikën e ngjarjes.
Katër persona janë vënë në pranga: Miri Tefai, 41 vjeç, banues në Vlorë, Sajdi Qarr., 20 vjeç dhe Engli Nake, 25 vjeç, banues në Ferras, Fier. Po ashtu në pranga është vënë edhe E. K., 27 vjeç, banues në Zharrës, punonjës (roje) pranë karburantit ku ndodhi përplasja i cili akuzohet për 'Moskallëzim Krimi"
Në aksident janë përfshirë dy makina: Volskwagen Golf, (me drejtues E. B., e pasagjerë E. Y. dhe Xh. T) dhe Alfa Romeo, (me drejtues Miri Tefai dhe pasagjerë Sajdi Qarri dhe Engli Nake).
Këta të fundit, në tentativë për t’u larguar me automjetin e tyre nga vendi i ngjarjes në drejtim të Vlorës janë ndjekur nga 3 personat e tjerë me Volskwagen Golf dhe ka nisur konflikti midis tyre në mbikalimin e Novoselës, pranë një karburanti, ku si pasojë, duke qenë edhe nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se Miri Tefai ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe aksidentalisht ka plagosur kunatin e tij Engli Nake, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Armëmbajtja pa leje”, "Kanosja", "Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.1%
-
Keq
60.8%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1599
Lajme të tjera
-
Gjipe/ Po ndërtonin 4 beach bar-e pa leje, arrestohet një person, në kërkim 3 të tjerë
25 Prill, 16:24
-
I gëzohet amnistisë vetëm pak orë, Sokol Sinomati i njohur si 'Buzëderri' la qelinë në Fushë-Krujë dhe u arrestua sapo u fut në Vlorë
25 Prill, 12:23
-
Amnistia penale/ EMRAT e të dënuarve që u liruan nga burgu i Vlorës
25 Prill, 11:33
-
Delvinë/ Autobusi dhe një furgon digjen gjatë natës, shkrumbohen nga flakët
25 Prill, 11:06
-
Meta në Vlorë: ‘Nëndetësja 105’ është kthyer në bazë, Sazani do jetë aty ka qenë jetë e mot
24 Prill, 14:56
-
Basketboll femra/ Tirana mund Flamurtarin në finalen e parë
24 Prill, 12:12
-
Komisioni për ‘TIMS’/ Report Tv siguron kërkesën drejtuar Rrumbullakut: Si u emërua Ervin Muça drejtor i IT në Polici?
24 Prill, 11:03
-
Vlorë, 20 të dënuar lirohen sot nga burgu i Vlorës, 5 përfitojnë ulje
24 Prill, 10:19
-
Vlorë/ Shtyu amerikanen nga shkallët, nis hetimi për turisten gjermane
23 Prill, 15:36
-
Emigrantë në Vlorë, indianët: Punojmë prej dy vitesh në fabrikë, të kënaqur me punën, na mungojnë familjarët
23 Prill, 15:19
-
Balla pritet nga drejtori i Policisë së Emirateve: E nevojshme të forcojmë bashkëpunimin
23 Prill, 14:59
-
Shembet rruga ngjitur me pallatin në ndërtim, izolohen banorët e lagjes ‘Qazim Demi’ në Sarandë (VIDEO)
23 Prill, 12:14