VLORË - Plazhi publik i Vlorës listohet prej vitesh në radhët e 11 plazheve më të ndotura në Shqipëri në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.
 
Derdhjet e ujërave të zeza të padisiplinuara bëjnë që shkalla e ndotjes bakteriologjike të ngelet e lartë .
 
Edhe pse  i lind detyrim bashkisë se Vlorës marrja e masave për vendosjen e tabelave informuese për publikun, kjo duket se ende nuk ka ndodhur,  duke i lënë të painformuar qytetarët për rrezikshmërinë që prezanton plazhi në këto zona .
 
Nga skela deri ne ujin e ftohtë janë aktualisht 11 derdhje të ujërave të zeza në det, ende të padisiplinuara.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)