Vlorë, vijon aksioni i prishjes së
ndërtimeve pa leje në bregdet

Vlorë, vijon aksioni i prishjes së<br />ndërtimeve pa leje në bregdet
VLORE- Në zonën bregdetare të Vlorë vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje. Inspketoriati ndërtimor dhe i policisë bashkiake ka rinisur mëngjesin e sotëm aksionin për shembjen e këtyre ndërtesave.
 
Aksioni i sotëm ka qenë i përqenduar në zonën e Skelës në Vlorë, ku deri orën 11:00 të mesditës së sotme janë prishur dy objekte.
 
Shembja e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare të Vlorës, e kryesisht e fokusuar në zonën e Skelës, synon të rikthjeve këtë zonë mjaft të frektuentuar nga pushuesit në një hapësirë të gjelbër.
 
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare parashikohet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim me objekte më të mëdha, të ndërtuara pa leje.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit