Vlorë/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, pamje me dron nga reja e tymit toksik që që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar

VLORË- Në kulmin e sezonit turistik, që prej mesditës së djeshme, fusha e mbetjeve në Vlorë vijon të jetë e përfshirë nga flakët.

Si pasojë e djegies së mbetjeve, tymi i madh në formë reje është përhapur në të gjithë qytetin, duke krijuar shqetësime tek pushuesit. Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se flaka ka vijuar për gjatë gjithë natës, por megjithëse mjetet e bashkisë kanë qenë prezentë, ende nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

Shqiptarja.com ka siguruar pamjet me dron mbi qytetin bregdetar ku shihet qartë ndotja e krijuar si pasojë e djegies së mbeturinave.

Sot në ndihmë të zjarrfikësve, pritet që të mbërrijnë forca ushtarake për të ndërhyrë me mjetet e tyre për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Dyshohet se zjarrvënie është e qëllimshme.

E njëjta situatë ka qenë edhe vitin e kaluar ku ka vijuar më shumë se 15 ditë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:34
PAMJET ME DRON/ Zjarri tek fusha e mbetjeve ka vijuar gjithë natën, edhe ushtria shkon në Vlorë

Forcat e ushtrisë me makinat e tyre kanë mbërritur në Vlorë për të ndihmuar për shuarjen e flakëve në fushën e mbetjeve që vijon prej ditësh së djeshme.

Ndërkohë në redaksinë e Shqiptarja.com dhe Report Tv flakët ka mbërritur pamjet me dron natën ku duket që flakët kanë vijuar gjatë natës por dhe në këtë moment. Retë e tymit kanë mbuluar një pjesë të morë të qytetit të Vlorës duke krijuar shqetësime për pushuesit. 

Nga planet në Vlorë kanë mbërritur 3 makina ushtrie në ndihmë të zjarrfikëseve.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Klient ditën, hajdut natën! Kamerat kapin ‘mat’ 40- vjeçarin, vidhte dyqanet e celularëve në Tiranë

Klient ditën, hajdut natën! Kamerat kapin ‘mat’ 40- vjeçarin, vidhte dyqanet e celularëve në Tiranë