VLORË - Një numër i madh personash janë shoqëruar nga policia e Vlorës për të dëshmuar lidhur me vrasjen e mesnatës së 20 gushtit 2013,  kur në një atentat mafioz mbeti i vdekur, Agron Çela.

Të shoqëruarit janë thirrur për të dhënë detaje lidhur me autorët e ngjarjes, të cilët ende nuk janë identifikuar nga policia e qytetit bregdetar.

Viktima ishte emigrant në Itali, ndërsa prej pak kohësh ishte kthyer në vendlindje, ku kishte hapur edhe një restorant.

Ai u ekzekutua para banesës së tij në qytetin bregdetar, ndërsa dyshohet që autori i krimit të ketë qenë një person i vetëm.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)