VLORE – Policia e Vlorës arrestoi sot autorin e vrasjes së dy ditë më parë të 26 vjeçarit Leanard Latifi, trupi i të cilit u gjet i pajetë anë lumit Drithas të fshatit Llakatund.
Specialistët Kundër Krimeve të Rënda bëjnë të ditur se personi i dyshuar për këtë vrasje të jetë shtetasi me inicialet R.Rr, 17 vjeç banues në të njëjtin fshatë me viktimën, Shushicë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur teksa viktima me 17 vjeçarin kanë shkuar për të provuar një armë zjarri të cilën e posedonte viktima dhe më pas do t’ia shisnin disa të njohurve të të arrestuarit.
Ndërkaq, gjatë momentit që viktima me autorin po tentonin të zhbllokonin pjesë të lëvizshme të pushkës, ka ndodhur edhe ngjarja tragjike që i mori jetën 26 vjeçarit Latifi, ndërsa më pas i arrestuari e ka fshehur armën në banesën e tij ku dhe i është gjetur së bashku me 10 fishekë.
Policia njofton se në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar për në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës 26 persona.
26-vjeçari, Leonard Latifi, u gjet i vrarë me një plumb në kokë nga banorët e zonës anës një lumi, ndërsa dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur të dielën në mbrëmje.
(gm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com