Një 52-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e kësaj të shtunë rreth orës 05:00 në rrugën "Transballkanike". Sipas të dhënave paraprake viktima është identifikuar si Hyqmet Nexhipi nga Vlora dhe mësohet se është i pronar i një Anije-Peshkimi me emrin "DRITA", dhe në momentin kur ka ndodhur ngjarja, dyshohet se ky person ka qenë në lëvizje e sipër me mjetin "Honda".

Nexhipi është gjendur i vrarë me armë zjarri tip "Automatik", brenda në automjetin tip "HONDA" me targë: JBM3221. Paralelisht me këtë ngjarje është gjendur po në qytetin e Vlorës, konkretisht në lagjen "24 Maj", një automjet tip "BENZ", me targë: DR4863B, i djegur, i cili dyshohet se eshte i autoreve te cilet e kane djegur per te humbur gjurmet.

(Viktima Hyqmet Nexhipi)
Burime nga policia e qytetit të Vlorës thonë për Shqiptarja.com se Hyqmet Nexhipi rezultom i dënuar para 3 vitesh në Itali për shfytëzim prostitucioni e cila përbën një nga pistat e hetimit për policinë.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se 52-vjeçari nuk ka precedent penal në Shqipëri por në shtetin fqinj.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja-automatiku, model 56 (të gjetura në vendin e ngjarjes).

Foto të tjera..
/Shqiptarja.com