Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë, ku një i ri i moshës 21-vjeç, i identifikuar si Endri Kosteja nga fshati Dorëz i Librazhdit, është qëlluar me një plumb në syrin e djathtë, duke i marrë jetën në vend.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Vranisht, mbrëmjen e djeshme.

I riu, i cili punonte në një stan si çoban, ka një plagë në kokë, pranë syrit të djathtë të shkaktuar me armë zjarri, çka shton dyshimet e grupit hetimor se nuk kemi të bëjmë me vetëvrasje, siç u mendua në fillim.

Fakti që plaga është në pjesën e syrit, bën që policia t'i kthehet pistës së vrasjes dhe për këtë arrestoi si të dyshuar të zotin e stanit, Sheref Lelaj, 74 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë si dhe ka shpallur në kërkim dy djemtë e tij, V. L., 34 vjeç dhe L.L., 46 vjeç.

Pavarësisht arrestimit dhe shpalljes në kërkim të dy të tjerëve, policia nuk e përjashton edhe pistën e vetëvrasjes, por konkluzionet zyrtare do të jepen pas hetimeve.

Mësohet se trupi i pajetë i të riut ka mbërritur në spitalin rajonal të Vlorës mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00. 

Njoftimi i Policisë së Vlorës:
Trupi i pajetë është gjetur në fshatin e quajtur "Vranisht" Vlorë dhe mund t'i përkasë moshës rreth 20-25 vjeç, për të cilin po punohet për gjeneralitetet e tij të plota.
 
Ky shtetas punonte si çoban në stanin e shtetasve të mëposhtëm.
 
Policia ka arrestuar shtetasin:
· Sheref Lelaj, 74 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë.
 
Shpallen në kërkim 2 djemtë e tij, shtetasit:
V. L., 34 vjeç dhe L.L., 46 vjeç.
 
Pistat kryesore të hetimit dyshohen  "Vetvrasja"  ose "Vrasja nga pakujdesia".
 
Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Endri Kosteja
(Në foto viktima Endri Kosteja)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com