Vlorë/Nuk iu bindën policisë për kontroll fizik, 3 të arrestuar! Njëri prej tyre me pistoletë, tjetri kishte thyer masën 'arrest shtëpie'

Vlorë/Nuk iu bindën policisë për kontroll fizik, 3 të arrestuar! Njëri prej tyre me pistoletë, tjetri kishte thyer masën 'arrest shtëpie'

3 persona janë arrestuar në Vlorë për armëmbajtje pa leje dhe për thyerje të masës 'arrest shtëpie'. Gjatë kontrollit policia në lagjen 'Partizani' në Vlorë ka tentuar të kontrollojë fizikisht 3 të rinj, të cilët nuk kanë pranuar dhe janë larguar me vrap. Njëri prej tyre ka hedhur edhe çantën e  dorës që mbante, brenda së cilës ishte edhe një pistoletë.

3 të rinjtë janë arrestua pak minuta më vonë, ku njëri prej tyre madje kishte thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpie' , për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në pranga ranë:

- Marjan Brahimaj , 20 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”;

- Xhuljo Likaj, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

- Çerçis Velaj, 25 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 krehër me fishekë luftarak.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër