VLORË- Një 19-vjeçar me iniciale L.M ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij Opel Corsa u gjetën dhe u sekuestruan sekuestruar 3.3 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Policia kishte marrë informacione se ky person posedonte lëndë narkotike në makinë dhe ka bërë të mundur bllokimin e tij në afërsi të Orikumit.
"Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme", përfundon njoftimi i policisë.
Komento