VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, ku një makinë ka goditur një fëmijë 10 vjeç. Djali është E.S., banues në Lushnje.
Ngjarja ka ndodhur në Lungomare të qytetit të Vlorës, afër zonës së Ujit të Ftohtë. Fëmija ndodhet në spital të Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.Policia ka shoqëruar drejtuesin e "Audit", i cili përplasi të miturin. Personi është T.T. 35 vjeç, banues në Vlorë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe po punohet për të zbardhur ngjarjen.
Komento