Vlorë/ Pas një dite ‘bojkot’, lokalet në Lungomare i rikthehen punës! Pronarët 'plan' për të mos respektuar orën 23:00 për ndalimin e muzikës

VLORË- Pas një dite “bojkot”, duke mos ofruar asnjë shërbim për shkak se kërkonin shtyrje të orës policore për muzikën, sot lokalet në Lungomare i janë rikthyer punës normalisht. Mëngjesi i kësaj të marte për bizneset në Vlorë i duken një dite krejtësisht normale pune në kulmin e sezonit turistik, ku dhjetëra turistë kanë zgjedhur jugun për të kaluar pushimet.

Në rrugë, nuk ka asnjë gjurmë të asaj se çfarë ndodhi një ditë më parë, ku mbi 90 pronarë iu vunë kyçin bizneseve të tyre pasi nuk janë dakord me orën policore për muzikën, pasi sipas tyre po i ndikon negativisht e po i largon turistët. Nga sot kjo orë shkoi nga 22:00 në 23:00, mirëpo as me këtë shtyrje pronarët nuk kanë qenë dakord, e për këtë dolën në protestë mbrëmjen e djeshme duke vendosur qiri dhe me pankarta në duar ‘Mos na prekni klientët’. Megjithatë, nuk është marrë ende një vendim se si do të veprojnë pas orës 23:00. Nga informacionet e marra, thuhet se ato nuk do e respektojnë këtë orë policore, por kjo mbetet për t’u parë  sonte në mbrëmje.

Pronarët kërkojnë, që të kenë në sfond muzikë deri në orën 00:00, si dhe ora policore të shtyhet deri në orën 02:00 të mëngjesit. Sipas tyre, turistët nuk duhet të shohin furgonat e policisë në këtë sezon turistik. 

Nisur nga kjo kërkesë e vazhdueshme e tyre, ka pasur edhe një reagim nga ana e kryeministrit Edi Rama, i cili në qëndrimin e tij ishte i palëkundur, duke thënë se ata që duan të “kërcejnë pas orës 23:00, të organizohen në natyrë, larg qendrave të banuara”, duke ia bërë të qartë se nuk do të ketë tolerime. Ekspertët e kanë argumentuar mbajtjen në fuqi të masave si një formë për t’u mbrojtur nga varianti i ri Delta dhe se i druhen asaj se çfarë pritet të sjellë vjeshta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Duka: 20/07/2021 09:43

    Aq mbajten frym pseudobisnesmenet e Vlores.U zune me grate ne darke i hapen me vrep te nesermen.Hahahahhahahahahhah

    Përgjigju
  • zzzzzzzz: 20/07/2021 09:35

    Mbylljani lokalet,hiquni licensat. Ne vend te permiresojne sherbimet kerkojne qiqra ne hell.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë