Vodafone Albania në mbështetje
të fëmijëve të prekur me kancer /Foto

 Vodafone Albania në mbështetje<br />të fëmijëve të prekur me kancer /Foto
Kompania telefonike Vodafone Albania organizoi këtë të shtunë një pistë gare në Parkun e Liqenit Artificial, për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve të diagnostikuar me kancer.

Ky aktivitet organizohet për të pestin vit radhazi nën organizimin e një grupi mjekësh multidisiplinarë përmes shoqatës “Medical Response to Diplomatic Corps”.

vodafone vrapo me femijet

Aktiviteti “Vodafone vrapo me fëmijët”, nxitur nga nevoja për të ndihmuar fëmijët e diagnostikuar me kancer që trajnohen në Spitalin Pediatrik në Tiranë, organizohet çdo vit me qëllim për të grumbulluar kontribute për ata fëmijë që kanë nevojë për seancë kimioterapie.

vodafone vrapo me femijet

Këtë vit ishte organizimi më i madh i kompanisë Vodafone, ku fondet e mbledhura do të shkojnë në ndihmë të mbi 40 fëmijëve të sëmurë.

vodafone vrapo me femijet

Siç shihet edhe në pamje, në këtë aktivitet pati një numër të madh pjesëmarrësish, fëmijë, femra, meshkuj, ndërsa vihej re edhe pjesëmarrja e shumtë e shtetasve të huaj të cilët kontribuonin për fëmijët shqiptarë në nevojë.

vodafone vrapo me femijet

Fondet në këtë aktivitet mblidhen përmes pagesës së tarifës së pjesëmarrjes. Pjesëmarrësit vrapuan për 10 dhe 5 km përreth parkut të Liqenit dhe në përfundim u shpallën edhe fituesit, ku siç shihet kryesoi në vendin e parë një shtetase e huaj e cila dha kontributin e saj për fëmijët në nevojë.

vodafone vrapo me femijet

“Vrapoj me fëmijët” i ka fillesat e saj në vitin 2011, kur edhe u organizua aktiviteti i parë.

vodafone vrapo me femijet


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve