"Vodafone": Shqipëria do jetë e para
në Europë për pagesat nga telefoni

në Europë për pagesat nga telefoni">
TIRANE - Shefi ekzekutiv i "Vodafone Group", biznesmeni italian Vittorio Colao ka deklaruar sot nga Tirana se Shqipëria do jetë vendi i parë në Europë ku “Vodafoni” do të promovojë shërbimin e pagesave nëpërmjet telefonit. Shërbimi i pagesave nëpërmjet celularit do t’i ndihmojë kosumatorët të bëjnë një jetë më mirë, do t’u japë më shumë lehtësi.
 
Nga ana tjetër, 2-3 vitet e ardhshme do të jenë vitet e progresit më të madh të kësaj kompanie në shërbime më të shpejta dhe në teknologji për tërë Europën, 3G dhe 4G, ku Shqipëria do të përfitojë më shumë pasi investimet do rriten 35-50% në mbulim e teknologji.

Shefi ekzekutiv i "Vodafone Group", i pyetur nga mediat sesa e ndien konkurencën e operatorëve të tjerë dhe ankimimet e tyre, deklaroi se “në Shqipëri kjo kompani ka bërë një punë fantastike, duke afruar gjithë ato lloje shërbimesh.
 
Unë jam i bindur se këtë e bëjmë me çmime shumë të mira dhe do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen e do ta ndihmojmë Shqipërinë të modernizohet.

Në industrinë tona është normale që operatorët e tjerë të ankohen,”- theksoi Colao, -“por natyrisht që fjala e fundit i mbetet konsumatorit. Nëse ai është i kënaqur me shërbimet dhe çmimet e ulta, atëhërë gjithçka është në rregull.

"Ne gjatë gjithë kohës jemi konkurentë, japim shërbime të ndryshme me çmime të mira, por gjëja më e rëndësishme tani që duhet vlerësuar me shumë është që ne të japim shërbimet 3G dhe 4G;  Europa tani ka shërbime më të mira dhe çmime të ulta, por ne do t’i sjellim Europës shërbime më të shpejta me teknologji më të mirë.”

Lidhur me projektin “Spring”, Colao tha në përfundim se “Shqipëria do të përfitojë vërtet prej tij, sepse “Vodafoni” do shpenzojë në 35 – 50% më shumë në mbulim e teknologji,  ndaj unë po vizitoj vende të ndryshme të Europës për të prezantuar këto risi.”

Shefi ekzekutiv i "Vodafone Group" Vittorio Colao është takuar sot edhe me Kryeministrin Edi Rama.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor