TIRANE - Për të ndihmuar komunitetin e prindërve që të sigurojnë që fëmijët e tyre marrin më të mirën prej teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, Vodafone Albania ka publikuar informacion shumë të dobishëm në faqen zyrtare në kuadër të projektit më të ri të quajtur “iSigurt”. Ky projekt sjell në faqen zyrtare të Vodafone Albania një udhërrëfyes për prindërit me këshilla dhe mënyra efikase për të kontrolluar më se miri të miturit që përdorin internetin. Në këtë mënyrë fëmijët mësojnë rrugën e drejtë për marrjen e informacionit të sigurt dhe të përgjegjshëm nga rrjeti.
Ky udhërrëfyes është krijuar me kujdes nga një staf i specializuar i Vodafone dhe është i kategorizuar sipas moshave për t’iu dhënë prindërve këshillat e duhura për çdo grupmoshë.
Udhërrëfyesi është pjesë e axhendës së Vodafone Albania për “Përgjegjshmërinë e Biznesit”.
Për më shumë informacion vizitoni udhërrëfyesin online www.vodafone.al/isigurt
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com