FIER - Policia e Fierit ka arrestuar 3 punonjës të kompanisë “Bistika” të cilët në pozicionin e rojes në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një sasi prej 2500 litra naftë nga kompania “Bankers”.
Sektori Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarku Fier, në kuadër të Operacionit “Red Oil” ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve: Agron Prifti, 53 vjeç, banues në fshatin Marinëz, Fier, Artan Koni, 44 vjeç, banues në fshatin Marinëz Fier dhe Vasil Bërdilla, 51 vjeç, banues në Çeligrad, Fier.
Arrestimi i këtyre personave është bërë më 27.01.2015 ora 17.00. Rreth orës 12.00, në vëndin e quajtur Marinëz, në bashkëpunim me njëri tjetrin, këta shtetas, me detyrë roje pranë Kompanisë Bistika, kanë vjedhur një sasi nafte prej 2500 litrave, pronë e Kompanisë “Bankers”.
Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com