TIRANE- Dënohet me 5 vite burg, kryeinfermierja, kryemamia, farmacistja dhe ndihmëse farmacistja e maternitet “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Vendimi për dënimin e Marije Dobras me 1.6 vite burg, Vitore Zhupës, me 1.6 vite, Dashuri Kadeshos me 1 vit dhe Lirie Shehaj me 1 vit, është marrë nga gjykata e Tiranës, e cila pas një gjykimi, ka konstatuar se katër shtetaset e mësipërme ishin përfshirë në një skemë të vjedhjes së ilaçeve në maternitetin e sipërcituar.
Masa e dënimit të gjykatës ka qënë sipas kërkesës së prokurorisë dhe, për shkak të moshës dhe kushteve familjare, iu dha dënim me kusht sipas kohës së kërkuar nga prokuroria për burgim. Sipas dosjes së prokurorisë së Tiranës, katër të pandehurat kanë fallsifikuar blloqet e hyrje-daljeve të medikamenteve dhe pajisjeve të nevojshme spitalore, duke shkaktuar një dëm financiar për spitalin, e cila është provuar në shumën e mbi 700 mijë lekë të reja.
Hetimi ka provuar gjithashtu se në farmacinë e spitalit janë gjendur në mënyrë të kundërligjshme medikamente të skaduara që në vitin 2008, por që në fletë-hyrje është bërë si datë skadence viti 2010. Gjithësesi, nuk provohet që këto medikamente të skaduara të jenë përdorur tek pacientët. Por, provohet që sasia e këtyre ilaçeve të skaduara është përdorur për të mbuluar abuzimin financiar me medikamente të tjera, të cilat janë nxjerrë në mënyrë të paligjshme dhe për përfitim monetar nga ana e të pandehurave.
Hetimi dhe gjykimi i katër të pandehurave është zhvilluar në gjëndje të lirë. Avokatët mbrojtës dhe vetë të pandehurat nuk kanë qënë dakort me masën e dënimit dhe për pasojë kanë paralajmëruar se shumë shpejt do i drejtohen me një kërkesë gjykatës së Apelit, ku do kërkojnë rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.
Shkrimi u publikua sot (26.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com