Dy të rinj nga Mirdita janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi kanë vjedhur parmakët mbrojtës përgjatë Rrugës së Kombit. Në prangat e bluve të Lezhës kanë rënë Nikoll Cera 22 vjeç banues në fshatin Shtrungaj të Komunës Fanë-Mirditë dhe Gerald Brozi, 19 vjeç banues në fshatin Gziq të Bashkisë së Rëshenit.
Policia arriti të arrestojë dy të rinjtë, pasi në vendin e quajtur “Maja e Malthit” tek muri mbrojtës i fshatit Gziq, janë kapur duke vjedhur kavot e çelikta të rrjetave pritëse të gurëve në rrugën e kombit.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin tip Ford Fiesta me targë AA 381 JT dhe një kabull me gjatësi 7 m.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com