Pas zbulimit të skemës së mashtrimit të 11 biznesmenëve, Prokuroria e Tiranës ka nisur sekuestrimin e blloqeve të faturave të TVSH. Faturat janë lëshuar nga subjektet në skemën e mashtrimit me kreditimin e TVSH në vlerën 9 milionë dollarë.

Burime për Report Tv nga Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se disa nga bizneset që kanë mashtruar me skemën e TVSH kanë fituar dhe tendera për punë publike. Ndërkohë, janë arrestuar 8 biznesmenë dhe ndodhen në kërkim edhe 3 të tjerë, mes të cilëve dhe ai që cilësohet si kryesori në skemën mashtruese, Sokol Lami.

Në sitën e hetimit janë 50 bizneset që lëshonin fatura fiktive për 11 biznesmenët. Burime të Report Tv bënë të ditur se sekuestrot janë bërë pranë subjekte tregtare dhe zyrës rajonale tatimore Tiranë.

Kompanite dhe aktivitetet e biznesmenëve
Indrit Sulaj/
Emri i subjektit; UNIK 87/ Objekti i aktivitetit; Konfeksione, import-eksport, skrap, por edhe disa biznese të tjera. 

Bujar Murataj/ Emri i subjektit; NOBLE 2013/ Objekti i aktivitetit; Montim të impianteve për prodhim energjie

Dhimitraq Çelo/ Emri i Subjektit; GTI, Objekti i aktivitetit; Import-eksport artikuj të ndryshëm

Ruzhdi Murataj/ Emri i subjektit ALB KEJS FAMILY/ Objekti i Aktivitetit; Import-eksport të pajisjeve elektrike, elektronike

Shkëlqim Hasani/ Emri i subjektit; FERIK ^ Domi; Objekti i aktivitetit; Aktivitete në fushën imobiliare

Nevruz Lami/ Emri i Subjektit: NVL trans Objekti i Aktivitetit: Import – eksport, tregtimin e artikujve te ndryshem te te gjitha llojeve, me shumice dhe pakice si: Tregtim artikuj te ndryshem industriale. Tregtim te konfeksioneve te ndryshme. Tregtim automjesh te cdo lloji, marke e tonazhi, si dhe pjese kembimi ...

d.c./shqiptarja.com