LEZHË-Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi arriti që të arratiset pasi vodhën një furgon në fshatin Ishull-Lezhë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm,  pas njoftimit të marrë  nga A.P. se disa persona i vodhën mjetin  fugon, policia thekson se u vendos në ndjekje të tyre duke arrestuar dy prej tyre për 20 minuta dhe bllokuar automjetin.

Të arrestuarit janë; A.M. 41 vjeç banues në Kurbin dhe E.P.32 vjeç banues në Lezhë, ndërsa në kërkim është R.K. 25 vjeç me precedent kriminal në fushën e vjedhjeve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprën penale “Vjedhja",  kryer  në bashkëpunim.