Vodhën zyrën e një avokati, 3 në kërkim në Tiranë! Sekuestrohen 30 mijë euro

Vodhën zyrën e një avokati, 3 në kërkim në Tiranë! Sekuestrohen 30 mijë euro

Paratë dhe veshjet e sekuestruara

TIRANË- Tre persona janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se me datë 28 gusht në një zyrë avokatie në Tiranë kanë vjedhur një shume parash prej 9 mijë euro. Konkretisht, në kërkim janë shpallur Elton (Fatjon) Lika, 40 vvjeç, Armalind Rrokaj, 51 vjeç, dhe Eljona Rrokaj (Nelaj), 42 vjeçe.

Përveç shumës së parave që kishin marrë tek zyra e avokatisë, policia sekuestroi edhe 21 mijë euro të tjera që u gjetën në banesën e Armalind Rrokajt dhe që dyshohet se janë po të vjedhura.

"Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, më datë 28.08.2023, kanë vjedhur 9000 euro, në kasafortën e një zyre avokatie. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Armalind Rrokaj, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 30 mijë euro të dyshuara të vjedhura, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët i kanë përdorur gjatë vjedhjes", njofton policia. 

Gjithashtu u sekuestra një automjet, veshje dhe mjete si kaçavida e dalta që autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë vjedhjeve të tyre.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë