Vodhi 150 litra naftë, arrestohet në flagrancë autori. 

Ka rënë në prangat e policisë së Fierit autori i vjedhjes së një sasie të konsiderueshme nafte.
Policia bën të ditur se, është kapur në flagrancë duke vjedhur Elidion Braka 32 vjeç.
 
Arrestimi i tij u bë pasi mbrëmë në orët e vona është kapur ne flagrancë me mjetin  e tij tip Ford Fiesta me targa AA 638 JE, ku gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit, u gjetën 5 bidona 30 litërsh  të mbushur me naftë, të cilën e ka vjedhur në mjetin tip skrep në vendin ku ka qenë i punësuar.
 
Po ashtu, policia ka prangosur edhe një tjetër person i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja".
 
 
Ai është Gëzim Xhemaj, 20 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë