Një ukrainas është arrestuar, pasi sipas policisë i ka vjedhur një personi 8300 euro dhe tentoi të largohet, por është kapur në aeroportin e Rinasit.
I arrestuari është Oleg Koval 43 vjeç, ndërsa nga hetimet ka rezultuar se në një hotel në Lagjen ''Nr.1'' , i ka vjedhur 40 vjeçarit me inicialet I.P. banues në Sarandë, një shumë parash prej 8300 eurosh.
Pas kontrollit të arrestuarit i janë gjetur 32 prerje 50 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Oleg Koval kishte ardhur prej disa ditësh në Shqipëri me pushime, ndërsa tashmë do të përballet me akuzën e vjedhjes.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com