KAVAJE- Një punonjës policie në Kavajë është prangosur nga SHÇBA me akuzën e vjedhjes.
Baki Ballhysa, me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë pikës së bllokimit të automjeteve të sekuestruara, në Komisariatin e Policisë Kavajë, u arrestua këtë të hënë pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës kishte marrë një telefon celular, nga një automjet i përfshirë në një aksident me pasojë vdekje në datën 1 mars 2017.
Bëhet fjalë për aksidentin e ndodhur në muajin mars të këtij viti në aksin rrugor Kavajë–Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit te vendi i njohur si “Bishti i Zhurit”.
Mjeti tip benz drejtohet nga shtetasi Alvi Rrasa dhe doli nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e studentes 23-vjeçare, Jonisa Toromani. Telefoni i marrë nga polici Ballhysa i përkiste pikërisht të ndjerës e cila ishte studente e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.
Nga hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë Kavajë u bë i mundur gjetja dhe sekuestrimi i telefonit, në përdorim nga punonjësi i policisë Ballhysa.
Mësohet se punonjësi i policisë ia kishte bërë dhuratë vajzës së tij telefonin e viktimës.
Njoftimi i policisë
SHÇBA arreston policin në Kavajë, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën
Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Tiranë ka ndaluar punonjësin e policisë Baki Ballhysa, me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë pikës së bllokimit të automjeteve të sekuestruara, në Komisariatin e Policisë Kavajë.
Ndalimi i punonjësit të Policisë Ballhysa u bë ditën e sotme, pas urdhrit të Prokurorit, për veprën penale ‘’Vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës’’, të parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.
Punonjësi i policisë Baki Ballhysa, prej një muaji ishte nën hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, në kuadër të referimit penal dërguar nga ana e SHÇBA-së në datë 14 prill 2017, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës kishte marrë një telefon celular, nga një automjet i përfshirë në një aksident me pasojë vdekje në datën 1 mars 2017.

Kush ishte vajza që humbi jetën në aksident
Ish-fituesja e disa olimpiadave humbi jetën në një aksident tragjik në fillim të muajit mars, teksa udhëtonte në aksin Kavajë–Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit te vendi i njohur si “Bishti i Zhurit”.
Mjeti tip benz drejtohet nga shtetasi Alvi Rrasa dhe doli nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e studentes Toromani.
Për vjedhjen e telefonit celular, Shqiptarja.com mëson se kanë qenë familjarë të viktimës ata të cilët kanë bërë kallëzim në polici.
Pas hetimeve ndaj punonjësve të policisë që mbërritën në vendin e ngjarjes dhe atyre që transportuan automjetin e dëmtuar në vendgrumbullimin e makinave të bllokuara, rezultoi se telefoni ishte marrë nga efektivi Baki Ballhysa.
Punonjësi i policisë ia kishte dhuruar vajzës së tij telefonin tip “Samsung J5” të viktimes.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com