Vodhi dy ‘Iphone’, njërin tentoi ta zhbllokonte në servis, arrestohet 34- vjeçari në Tiranë

Vodhi dy ‘Iphone’, njërin tentoi ta zhbllokonte në servis, arrestohet 34- vjeçari në Tiranë

Një 34- vjeçar është arrestuar sot në Tiranë pasi vodhi në një makinë në zonën e ‘Komunës së Parisit’ dy telefona ‘Iphone’ dhe një portofol. I arrestuari është F.T, banues në Tiranë dhe pasi kishte vjedhur telefonat njërin ia kishte dhënë D.M, i cili do të procedohet në gjendje të lirë. Ndërkqa telefonin tjetër e kishte çuar në një servis për ta zhbllokuar dhe për ta marrë përsëri.

Policia pas vjedhjes që kreu mundi ta lokalizojë 34- vjeçarin duke e arrestuar në rrugën ‘Lambi Bonata’. Ai rezultoi se ka qenë edhe më parë i dënuar.

I riu tashmë do të përballet me akuzën "Vjedhje” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit

Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit