Tirane -  Policia italiane lokalizoi dhe vuri në pranga me qëllim ekstradimin Sebastian Varaku, alias Ervin Varaku, 38 vjeç banues në Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 vjet e 8 ditë burgim.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 7 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer në bashkëpunim.

"Në vitin 2015, në Shijak, Durrës, një shtetas i maskuar dhe i armatosur ka hyrë brenda në filialin e një banke të nivelit të dytë dhe ka marrë një sasi parash. Nga hetimet rezultoi se autor i kësaj vepre penale ka qenë shtetasi Sebastian (Ervin) Varaku" informoi sot policia e Tiranes. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve drejt vendit tonë.