TIRANE - Bluzja“Born to be a rock star” dhe një palë streçe shumëngjyrëshe e kanë tunduar 19-vjeçaren të kryejë aktin e vjedhjes e më pas të dënohet me 100 mijë lekë të reja gjobë.
Ka qenë vendimi i gjykatës së Tiranës e cila ka gjetur fajtore studenten e universitetit të ekonomikut e cila ka kryer vjedhjen me vlerë 7900 lekë.
Sipas Gjykatës, studentja Ina.L. është kapur “mat” nga rojet e sigurisë në një qendër tregtare, pasi ishte pikasur nga shitësja e dyqanit ku kishte vjedhur bluzen dhe streçet.
Vajza ka pranuar vjedhjen dhe për këtë arsye Gjykata i ka dhënë mundësinë të përfitojë nga ulja e dënimit me 1/3 ku nga 150 mijë lekë gjoba është ulur në 100 mijë lekë, gjobë e cila duhet të paguhet brenda një viti kalendarik.
Vendimi Gjykatës
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com