I vodhi pacientit me COVID 60 mijë lekë, Apeli ndryshon masën e sigurisë për infermieren Ronida Hysa, nga burg e lë në shtëpi

Ndryshohet masa e sigurisë për infermieren Ronida Hysa, e cila i vodhi pacientit me COVID, 60 mijë lekë. Gjykata e Apelit ka vendosur që ti ndryshojë masën e sigurisë nga 'arrest me burg' në 'arrest shtëpie'.

Shkak për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj infermieres Hysa, është bërë pasi ajo ishte e divorcuar dhe duhej të kujdesej për fëmijën 2 vjeçar. Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë është bërë nga Prokurorja e Apelit, Arta Marku.

Hysa u arrestua pasi u vërtetua se ajo kishte marrë 60 mijë lekë nga pacienti që ishte i shtruar me COVID në Infektiv. 20 mijë lekë Hysa ia kishte marrë në kuletë, ndërkohë që 40 mijë lekët e tjera i kishte tërhequr nga banka, pasi djali i viktimës ia kishte dhënë në vete kartën ku dhe i kishte shënuar edhe pinin.

Sakaq Urdhri i Infermierëve i ka bllokuar licencën e ushtrimit të profesionit, Ronida Hysës dhe më pas në varësi të asaj çka do të vendosin togat e zeza, Urdhri do të mblidhet sërish për të përcaktuar nëse do i hiqet ose jo përfundimisht licenca.

Kjo ngjarje u denoncua nga i biri i të ndjerit, 25-vjeçari me iniciale F.D. pranë emisionit investigativ ‘Stop’. Sipas denoncimit të 25-vjeçarit, babai iu shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 Dhjetor 2020. Djali thotë se para se të shtronte të atin në spital, i kishte dhënë portofolin me 20 mijë lekë, brenda së cilës ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin. Por dy ditë përpara se babai të humbiste jetën, denoncuesi tregon se nga bankomati ishin tërhequr 40 mijë me kartën e bankës që kishte lënë në portofolin e të atit.

Bëhet fjalë për datën 25 Dhjetor, kohë që përkon me ditën kur babai i denoncuesit ishte futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Dy ditë pas këtij veprimi, më 27 Dhjetor babai i tij ndërroi jetë për shkak të COVID-19. Punonjësit e spitalit COVID- 2 i kthyen denoncuesit sendet personale të babait.

Ai vuri re se brenda portofolit mungonin 20 mijë lekë. Edhe karta e bankës së bashku me shënimin për kodin pin mungonte. Djali thotë se ka vënë në dijeni edhe infermieren, me të cilën fliste për shëndetin e të atit, por ajo ka refuzuar ta denoncojë këtë akt.

Ronida Hysi

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?