Vodhi rreth 2 milionë lekë nga një biznes dhe u largua, arrestohet 28-vjeçari në Fier

Një 28-vjeçar është arrestuar në Fier pasi vodhi para nga një biznes e u largua. Ngjarja ndodhi në lagjen “15 tetori”, ku 28-vjeçari V.D., banues në Patos, vodhi para nga një biznes dhe u largua, por policia bëri të mundur gjetjen dhe arrestimin e tij.

Pas kontrolleve rezultoi se 28-vjeçari kishte vjedhur 800 euro dhe 75 000 lekë. Për këtë, ai akuzohet për veprën penale “Vjedhja”. Vodhi një shumë parash në një biznes dhe u largua, identifikohet, lokalizohet dhe vihet në pranga menjëherë, 28-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, sapo janë njoftuar se në lagjen "15 Tetori", Fier, një shtetas kishte marrë një shumë parash në dyqanin e një shtetaseje dhe ishte larguar, kanë shkuar në vendngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

D.GJ/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria shpërblim 5 mijë lekë për pensionistët, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Georgina Rodriguez në Katar, pritja e jashtëzakonshme që i është bërë bukuroshes (VIDEO)

Georgina Rodriguez në Katar, pritja e jashtëzakonshme që i është bërë bukuroshes (VIDEO)