Vogëlushi vdes në krahët e
Babagjyshit pasi merr dhuratën

Vogëlushi vdes në krahët e<br />Babagjyshit pasi merr dhuratën
Eric Schmitt-Matzen, 61 vjeç, prej 9 vitesh është kthyer i lumtur në shtëpi pasi ka sjellë shumë gëzim në fytyrat e fëmijëve duke luajtur rolin e Babagjyshit të Vitit të Ri.
 
Por, pas një takimi të fundit ai është shprehur se ka mbetur shumë i trishtuar, aq sa e kishte pasur shumë të vështirë kthimin në shtëpi.
 
Schmitt-Matzen ka treguar se mori një telefonatë urgjente nga një infermiere në spitalin lokal të Tennessee. “Është një djalë i vogël i sëmurë në gjendje të rëndë. Ai është shumë i shqetësuar se mund të vdesë dhe nuk do mundet t’i festojë Krishtlindjet”, i tha infermierja.
 
Babagjyshi shton: “Shkova menjëherë në spital dhe në holl takova prindërit e të afërm të vogëlushit të cilëve u thashë se nëse do qajnë të mos futen në dhomë sepse dua që të jetë një moment i lumtur për vogëlushin”.
 
Askush nuk mundi ta superonte që të shoqëronte Babagjyshin në dhomë dhe të shtirej si lumtur në çastet e fundit të jetës së vogëlushit.
 
“Çfarë është ajo që dëgjova, që ti do t’i humbasësh Krishtlindjet? Në asnjë mënyrë, ka një dhuratë për ty që është përgatitur shumë kohë më përpara”, i tha vogëlushit 5-vjeçar.
 
Schmitt Matzen i dha vogëlushit dhuratën që prondërit kishin përgatitur për të.

“Vogëlushi më shikoi i qetë dhe më tha: Ata më thonë se unë do të vdes. Unë iu përgjigja: Kur ti të shkosh te porta e parajsës thuaju që je elbi numër një i Babagjyshit’. Vërtetë më tha ai, a jam unë? Sigurisht që po iu përgjigja”, u shpreh babagjyshi.
 
Më pas vogëlushi e pa në sy dhe e pyeti:”A mund të më ndihmosh?” Pas kësaj pyetje babagjyshi e përqafoi vogëlushin dhe ai vdiq në krahët e tij...

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?