Bradley Lowery është vetëm 5- vjeç. Në vitin 2013 ai u diagnostikua me neuroblastoma, një lloj kanceri që shfaqet tek fëmijët nën moshën 5 vjeç. Pse ndodh kjo? Askush nuk e di pse shfaqet kjo lloj sëmundje.
Pas dy vjetësh që bëri kimioterapi, kanceri u zhduk nga ai. Por iu rikthua përsëri në korrik. Që atëherë Bradley iu tha se kanceri i tij ishte i pashërueshëm dhe do t’i rikthehet përsëri kimioterapisë pas Krishtlindjeve.
Por ky vit i ka rezervuar diçka shumë të bukur. 11 mijë letra që e urojnë atë për Krishtlindje, dhurata por edhe para që mund ta ndihmojnë atë për t’u kuruar.
Fushata e urimeve për Krishtlindje nisi nga një fans i skuadrës së Everton, dhe që atëherë Bradley mori shumë karta nga e gjithë bota, përfshirë edhe Australinë e largët.
“Shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen”. Është diçka e mrekullueshme dhe me të vërtetë na ndihmojnë shumë ne si familje. Urimet, paratë dhe dhuratat janë shumë të vlefshme dhe të bukura” kanë shkruar prondërit e vogëlushit.
Dhurata më e veçantë ishte një pulovër Krishtlindjesh e Everton. Madje vogëlushi 5- vjeçar ka qenë pjesë e fëmijëve që shoqërojnë futbollistët gjatë ndeshjes. Ai ka marrë dhe shumë ftesa të tjera nga skuadra të mëdha si Chelsea, Sunderland etj.
Familja ka arritur të sigurojë nga dhuratat e shumta nga e gjithë bota 700 mijë £, 180 mijë £ më shumë se paratë e nevojshme për të siguruar trajtimin e djalit të tyre jashtë vendit.

(Postimet në faqen dedikuar vogëlushit 5- vjeçar)
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com