Vogëlushi irlandez vuan nga
epilepsia, kurohet me kanabis

Një vogëlush irlandez i cili vuan nga një formë e rrallë e pashërueshme e epilepsisë është përmirësuar ndjeshëm pas kurave me kanabis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
  
Tristan Cahalane vuan nga sindroma Dravet që i shkakton disa goditje epilepsie në ditë.
 
3 muajt e fundit, me trajtimin e marrë në Kolorado i Tristan po ja del shumë mirë. Nëna e Tristan vitin e shkuar e ka marrë vendimin të largohej nga shtëpia drejt Kolorados që djali i saj të trajtohej me vaj kanabisi.
 
Kjo kurë ishte e pamundur të bëhej në Irlandë duke qenë se përdorimi i lëndës narkotike është i paligjshëm.
 
“Tristan prej tre muajsh është i lirë. Ai i bën gjërat shumë mirë tashmë. Ai numëron gishtat, këndon dhe ha mirë gjë që është shumë në kontrast me jetën e tij të mëparshme kur na duhej të përpiqeshim me orë të tëra që ai të ushqehej. Jeta e tij ka ndryshuar plotësisht. Është rritur dhe ka zhvilluar aftësitë e të folurit”, është shprehur babi i vogëlushit.

Tristan Cahalane

Tristan Cahalane

Tristan Cahalane

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes

Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes