Vokshi akuza Veliajt: Polici bashkiak gjobit shitësin e kokoshkave, i sekuestron mallin dhe karrocën (VD)

Vokshi akuza Veliajt: Polici bashkiak gjobit shitësin e kokoshkave, i sekuestron mallin dhe karrocën (VD)

Foto e publikuar nga Albana Vokshi për Gazmend Vathin, pjesë e Policisë Bashkiake

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj se po bën propagandë me çështjen e banorëve të Unazës së Re, dhe se ka vendosur policinë Bashkiake që të gjobisë një shitës kokoshkash. Vokshi ka publikuar një video ku sipas saj është Gazmend Vathi, pjesë e Policisë Bashkiake duke gjobitur një shitës kokoshkash, të cilit sipas saj i ka sekuestruar edhe mallin.

Vokshi thotë se Vathi, është bërë pjesë e takimit që Veliaj ka zhvilluar me banorët e Unazës së Re, ku sipas saj është prezantuar si një nga protestuesit e Unazës së Re.

Ditën bën aktorin nën rregjinë e Erion Veliajt dhe shfaqet në bashki si protestues, bashkëpunues i Unazës së Re....natën shfaq fytyrën e vërtetë të Erion Veliajt, atë të gjobëvënësit të dhunshë për më të pambrojturit.

Personi në foto dhe video është profili tipik i policit bashkiak të Erion Veliajt. Ai quhet Gazmend Vathi e po gjobit një shitës kokoshkash.”-shkruan Vokshi.

 

Postimi i plotë i Albana Vokshit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje