Vokshi me gratë demokrate: Vendimi për të penguar gazetarët për të raportuar lirisht në Parlament, antidemokratik dhe antikushtetues 

Partia Demokratike e cilëson antidemokratike dhe antikushtetuese vendimin e parlamentit për t’u mohuar gazetarëve informim dhe raportim të lirë nga Kuvendi i Shqipërisë. Ish Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi tha se ky vendim i parlamentit është dhunim i fjalës së lirë vendimin që ndalon gazetarët të hyjnë lirisht në parlament dhe të raportojnë lirisht për punën e deputetëve. Për Vokshin nuk ka shoqëri të lirë pa fjalë të lirë dhe se ky vendim nga Kuvendi është marrë pa asnjë lloj transparence nga parlamenti monopartiak.

“Pa fjalë të lirë, nuk mund të ketë votë të lirë, nuk ekziston as shoqëria e lirë. Në këtë drejtim, vendi ynë vazhdon të bëjë hapa mbrapa me ritme alarmante.  Me nje vendim antidemokratik, media ndalohet të marrë pjesë në komisionet parlamentare, aty ku diskutohen ligjet, ndalohet të pyesë deputetët, ndalohet të jetë aty ku ngjarja ndodh. Në vend të informimit të plotë të publikut, gazetarët urdhërohen të komunikojnë me publikun vetëm përmes pamjeve të regjisë së centralizuar të kuvendit. Vendimi antidemokratik, antikushtetues, i detyron gazetarët të qëndrojnë të izoluar në një dhomë, të rrethuar nga Garda e pushtetit.  

Vendimi që pengon gazetarët në punën e tyre të informimit me transparencë dhe paanësi të publikut,  i pari i këtij dimensioni pas 30 vitesh parlamentarizëm, është marrë në mungesë të plotë transparence nga parlamenti monopartiak me opozitën e emëruar.  Vendimi antidemokratik, nuk është konsultuar me shoqatat dhe grupet e gazetarëve dhe e përsëris me shumë shqetësim, është, në shkelje te të drejtave Kushtetuese për informim, kuadrit ligjor, konventave ndërkombëtare, si dhe vetë frymës se transparencës dhe hapjes me mediat që përcjell ndër vite Rregullorja e Kuvendit.

Bunkerizimi i Kuvendit, njësoj si bunkerizimi i qeverisë së Ramës përmes ERTV-së, ka vetëm një fjalë për t’u përshkruar- Censurë.  Në gjuhën e perëndimit, ku liria e medias është themeli i zhvillimit të shoqërisë, kjo do të thotë se kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe kushdo që u shërben atyre për të censuruar mediat, janë armiq publikë!  Ndalimi i gazetarëve për të raportuar lirisht nga Kuvendi i Shqipërisë është vendimi antikushtetues. Partia Demokratike do të jetë në krah të mediave për ta zhbërë këtë vendim, që cënon të drejtën kushtetuese për informim.  Kuvendi i Shqipërisë është zemra e një demokracie. Nga zgjedhjet e 25 prillit, ne kemi një deformim të rëndë të këtij organi jetik, por ai do të pushojë së rrahuri plotësisht, nëse media detyrohet të shohë me sytë e pushtetit dhe të flasë me gojën e një pushteti të vjedhur", tha Vokshi.  

Më 4 qershor Kuvendi bëri një ndryshim në rregulloren e institucionit, ku gazetarët dhe kameramanët nuk do të lejohen më të raportojnë nga ambientet brenda këtij institucioni apo të ndjekin nga afër komisionet, por do të qëndrojnë vetëm në ambientet e newsroom.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë