Vokshi në Report TV: Erdhën të armatosur e na nxorën me dhunë nga godina! Reagon policia: E pavërtetë, asnjë s'ka qenë i armatosur (VIDEO)

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi gjatë një lidhje për Report Tv tha se me aktin e shembjes së teatrit qeveria tregoi se po na trajton si kriminelë. Ajo bëri një deklaratë të fortë duke thënë se forca të armatosura deri në dhëmbë dhe me mitraloza kanë larguar artistët, qytetarë dhe opozitën nga godina e teatrit në mes të natës, a thua se po  përballej me kriminelë dhe jo qytetarë e artistë.

"Kryeministri kërkon të shkatërroj me çdo kusht kulturën tonë për afera të tij korruptive. Unë kam shumë vite në politikë dhe kjo është një nga ditët më të zeza dhe të trishta. Nuk ka më fjalë të lirë, Rama nuk guxon të përballet me qytetarët por në mes të natës dërgoi forcat e armatosura me armë e mitraloz për të na larguar dhe prishur godinën. Ku po shkonin ata? Kë do të asgjësonin, kush ishte krimineli që vijnë me forca të armatosura deri në dhëmb? kë do të asgjësonte artistët? Gratë apo vajzat? Janë dhunuar të gjithë dhe tërhequr zvarrë. Ne sot jemi më larg se kurrë Evropës me Edi Ramën", tha Vokshi

Pas këtyre deklaratave ka ardhur edhe reagimi i policisë së shtetit e cila ka mohuar të jetë e vërtetë. Policia shprehet se nuk është e vërtetë që është ushtruar dhunë dhe nuk kanë qenë të armatosur, por policia ka kryer një operacion mjaft të vështirë duke hasur në rezistencën dhe mirëkuptimin e qytetarëve dhe aktivistëve.  

"Policia e Shtetit shpreh keqardhje për dizinformimin e bërë përmes mediave të pranishme, nga një sërë individësh lidhur me operacionin e zbrazjes së godinës së Teatrit Kombëtar nga njerëzit, për të garantuar procesin e prishjes së asaj godine, sipas kërkesës së autoriteteve vendore të Bashkisē Tiranë. Policia e Shtetit garanton opinionin publik, me përgjegjësi të plotë ligjore dhe morale se çdo akuzë e përfaqësuesve të partive politike apo individëve të tjerë, për gjoja ushtrim dhune apo armatim në trupat e përfshira në operacion. Këto janë të pavërteta fund e krye dhe e vërteta është se forcat operacionale të Policisë kanë bërë detyrën në kushte tejet të vështira, si rezultat i mungesës së plotë të mirëkuptimit nga ana e të grumbulluarve në territorin e Teatrit Kombëtar", thotë policia.

Sipas policisë gjatë rezistencës së artistëve dhe qytetarëve në godinën e teatrit janë lënduar me jete të forta dy efektivë . në lidhje me dhunimin e gazetarit Lela, policia shprehet se theu kordonin e policisë.

"Nga kundërshtimi me forcë i tyre ndaj kërkesës së Policisë për t'u larguar, janë goditur dhe lënduar me sende të forta dy punonjës policie, të cilët po marrim ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë janë shoqëruar sipas ligjit dhe u janë marrë deklarime 37 personave, në përputhje të plotë me procedurën përkatëse. Asnjë prej të shoqëruarve, nuk është shoqëruar si gazetar në detyrë. Gazetari A. Lela është shoqëruar pas thyerjes së paligjshme të kordonit të Policisë dhe i është marrë deklarimi si gjithë të tjerëve. Policia e Shtetit u bën apel organizatorëve dhe individëve që vijojnë të thyejnë ligjin, duke shkelur të gjitha parashikimet e Aktit Narmativ dhe duke vazhduar provokimet ndaj forcave të rendit që po kryejnë detyrën, tê mos vënë në rrezik shëndetin e punonjësve të policisë dhe as shëndetin e tyre, familjarëve të tyre dhe më gjerë, duke krijuar një vatër me potencial të lartë infeksioni nga Covid-19. Policia e Shtetit u rikujton të gjithëve se Tirana është ende një Zonë e Kuqe në hartën epidemiologjike të vendit dhe gjithë sa më lart, kërcënon seriozisht një valë të re infeksioni në kryeqytet" , thotë policia.


Lajmi kryesor:

Artistë dhe ish-deputetë të LSI, lirohen 37 të shoqëruarit për Teatrin! Vokshi: Na nxorën me mitraloza! Policia: Nuk është e vërtetë (VIDEO)


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale