Vokshi: Rama-Meta po hakmerren 
mbajnë peng Bashkinë e Pogradecit

Vokshi: Rama-Meta po hakmerren <br />mbajnë peng Bashkinë e Pogradecit
TIRANË - Partia Demokratike e cilëson hakmarrje të kryeministrit Rama dhe levave të tij mos lejimin e konstituimit të Këshillit Bashkiak të Pogradecit.

Duke folur nga foltorja e selisë blu, deputetja Albana Vokshi tha së kryeministri Rama po mban peng Bashkinë e re të Pogradecit, si edhe po vërteton atë që tha gjatë fushatës, se nësë shqiptarët nuk do të votonin kandidatët e tij, ai do të linte pa investime të gjitha bashkitë e fituara nga të djathtët.

Pengimi i konstituimit dhe fillimit të punës, është një hakmarrje e verbër por dhe shkelje e ligjit njëkohësisht, dhe këtë Partia Demokratike do ti drejtohet organeve të drejtësisë. Edi Rama po vërteton tezën e tij të fushatës zgjedhore se nëse shqiptarët nuk votonin kandidatët e tij ai do ti linte pa ujë e pa investime. Por në realitet, ai po shkon edhe më larg, duke i lënë qytetarët që nuk e kanë votuar atë, edhe pa Bashki. Partia Demokratike i bën të ditur Edi Ramës se ai nuk është zot i vendit dhe pronar i bashkive. Vullneti i qytetarëve të Pogradecit nuk mund të mbahet peng, dhe nuk ka për tu mbajtur peng nga marionetat e tij e tij Pelesh-Prefekt”, - tha deputetja Vokshi.

Në fjalën e saj, Vokshi tha gjithashtu se vendimi përfundimtar i KQZ-së ka 27 ditë që ësthë në tryezën e Prefektit. Dhe sipas saj, ai me pretekse banale sikur këshilltarët e majtë qenkan me pushime, janë mbyllur dyert e kësaj bashkie.

Kanë kaluar tashmë 27 ditë që Prefekti ka në tryezë vendimin përfundimtar të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve për këtë Bashki. Ne i bëjmë thirrje Prefektit të Korcës të heqë dorë nga ky shërbim kriminal, e të zbatojë ligjin. Qytetarët e Pogradecit nuk mund të ndëshkohen, duke u mbajtur peng Bashkinë dhe shërbimet”,  tha deputetja e PD-së.
 
 
Deklarata e polotë e deputetes Albana Vokshi
"Partia Demokratike denoncon papërgjegjshmërinë ekstreme të Edi Ramës dhe levave të tij, që mbajnë Pogradecin në kaos, duke mos lejuar konstituimin e Këshillit Bashkiak dhe nisjen nga puna të Bashkisë.
Përmes Peleshit dhe Prefektit të Korcës, Edi Rama po hakmerret ndaj pogradecarëve që nuk votuan për të dhe ortakun e tij Meta, duke mbajtur peng Bashkinë e re.
Me pretekste banale sikur këshilltarët e majtë qenkan me pushime, janë mbyllur dyert e kësaj bashkie e cila prej 10 muajsh është pothuajse jo-funksionale.
Kanë kaluar tashmë 27 ditë që Prefekti ka në tryezë vendimin përfundimtar të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve për këtë Bashki.
Pengimi i konstituimit dhe fillimit të punës, është një hakmarrje e verbër por dhe shkelje e ligjit njëkohësisht, dhe për këtë Partia Demokratike do ti drejtohet organeve të drejtësisë.
Ne i bëjmë thirrje Prefektit të Korcës të heqë dorë nga ky shërbim kriminal, e të zbatojë ligjin. Qytetarët e Pogradecit nuk mund të ndëshkohen, duke u mbajtur peng Bashkinë dhe shërbimet.
Edi Rama po vërteton tezën e tij të fushatës zgjedhore se nëse shqiptarët nuk votonin kandidatët e tij ai do ti linte pa ujë e pa investime. Por në realitet, ai po shkon edhe më larg, duke i lënë qytetarët që nuk e kanë votuar atë, edhe pa Bashki.
Partia Demokratike i bën të ditur Edi Ramës se ai nuk është zot i vendit dhe pronar i bashkive. Vullneti i qytetarëve të Pogradecit nuk mund të mbahet peng, dhe nuk ka për tu mbajtur peng nga marionetat e tij e tij Pelesh-Prefekt", - tha Vokshi
.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në fshatin 'Arshin Lengo', era favorizon përhapjen e flakëve

Gjirokastër/ Zjarr në fshatin 'Arshin Lengo', era favorizon përhapjen e flakëve