1543666424_AVOKSHI.jpg

Pas deklaratës së BE-së, që i kërkonte Kuvendit të mos zgjidhte kryetarin e ri të AMA-s në seancën e sotme plenare, ka ardhur edhe reagimi i deputetes së zgjedhur të PD-së, Albana Vokshi. Ajo shprehet se Rama duhet të tërhiqet sot nga tentativa për të kapur AMA-n.

"Tentativa e Edi Ramës për kapjen e plotë të Autoritetit të Medias Audiovizive është e papranueshme edhe për Bashkimin Europian. Plani për të emëruar zëdhënësen e tij në krye të AMA-s me një parlament njëpartiak është antidemokratik. Standardi i Edi Ramës për lirinë e medias nuk ka lidhje me Europën.  Është koha që sot të tërhiqet", shkruan Vokshi. 


Lajmi kryesor:

Armela Krasniqi zgjidhet kreu i ri i AMA-s, për anëtarët votohet në shtator! BE-OSBE kërkuan edhe për kryetarin votim në vjeshtë! Basha: Harbutëri në dëm të të gjithëve