TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka përshëndetur solidaritetin e të rinjve demokrate në zonat e përmbytura në jug të vendit.
Deputetja e PD-së, Vokshi, nëpërmjet një statusi sot në Facebook shprehet se "Solidariteti i të rinjve shqiptare nga çdo cep i vendit, vjen si histori shpreses dhe buzëqeshjes ne dhimbjen e madhe të zonave që u për mbyten. Sot forumi rinor vijon shpërndarjen e ndihmave në Fier dhe Novosele në mbështetje të banorëve".
"Nga ana tjetër, Kryeministri nuk rresht se aktruari në role të përvuajtura...E shohim çdo dite në jug në role të ndryeshme. Ç'farë tragjikomedie sjellja e tij pranë një të moshuare në pikëllimin e saj me të madh kur mijëra banorë te komunave në Jug kanë mbetur në qiell të hapur. Por, banorët shigjetojne në sy për të kërkuar pergjegjesi, nderhyrje sikurse çdo qeveri normale do kishte bërë", shprehet Vokshi. /ATSH/