Volejboll/ Spektakël në Shkodër, Partizani fiton me vështirësi finalen e parë ‘play-off’

Volejboll/ Spektakël në Shkodër, Partizani fiton me vështirësi finalen e parë ‘play-off’

Partizani në Volejboll për Meshkuj ka fituar finalen e parë të “play-off-it” kundër Vllaznisë. Në Shkodër u zhvillua një ndeshje tepër e dyluftuar e cila më shumë sesa për spektaklin në lojë vlen për t’u veçuar për tifozët e zjarrtë në pallatin e sportit.

Seti i parë i takoi vendasve të cilët e mbyllën 25-20, ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi i Partizanit në setin e dytë që me shumë vështirësi triumfoi 24-26. Shkodranët morën sërish avantazhin në setin e tretë pasi fituan 25-23, por skuadra kryeqytetase e drejtuar nga Ylli Tomorri nuk u dorëzua dhe barazoi 2-2 me sete.

Në setin e pestë Partizani u tregua skuadër më e përgatitur si në anën fizike ashtu edhe atë psikologjike duke fituar 12-15. Gjithsesi ende asgjë e vendosur përsa i përket fituesit të finaleve edhe pse në Shkodër takimi zgjati për 2 orë e 25 minuta. Ndeshja e ardhshme mes këtyre skuadrave do të luhet në kryeqytet.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar